
Parandalimi i murtajës – Bashkia Shkodër dhe Ministria e Bujqësisë pranë fermerëve!
Me porosi të Kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci, dhe me mbështetjen e Ministres së Bujqësisë, Anila Denaj, ka nisur një seri takimesh informuese me fermerët në të gjitha njësitë administrative të bashkisë, me qëllim ndërgjegjësimin për rreziqet që sjell murtaja e bagëtive të imta dhe marrjen e masave parandaluese.
Sot u zhvilluan takime me fermerët në njësitë administrative Dajç, Velipojë dhe Berdicë, ku u diskutua për masat higjeno-sanitare, rëndësinë e bashkëpunimit me autoritetet lokale dhe u ofruan këshilla praktike për përballimin e situatës. Të pranishëm në këto takime ishin edhe veterinerë të Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë Shkodër.
Me porosi të Kryetarit Beci, është hartuar një plan i detajuar takimesh që do të zhvillohen në çdo zonë të Bashkisë Shkodër, në bashkëpunim me të gjithë aktorët lokalë e qendrorë, me synimin për të mbështetur fermerët dhe për të ndalur përhapjen e sëmundjes.
Bashkia Shkodër dhe Ministria e Bujqësisë janë në krah të fermerëve në çdo hap, për të përballuar së bashku këtë sfidë dhe për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë dhe blegtorisë. /Publikuar në faqen zyrtare të Bashkia Shkodër në Facebook/




