FOTO – Panik në mes të qytetit, makina përmbyset në bulevard dhe tre persona me dëmtime përfundojnë në spital

Tre persona kanë mbetur të dëmtuar në një aksident që ndodhi këtë paradite në Bulevardin “Gjergj Fishta” në  qendrë të qytetit të Lezhës.

Nga dëshmitarë në vendngjarje, bëhet me dije se një automjet humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke u përplasur me dy mjete të tjera.


Sipas burimeve të para, tre persona- një zonjë dhe dy fmijë, kanë marrë dëmtime nga aksidenti dhe janë dërguar në spital. Në vendngjarje është krijuar panik dhe janë mbledhur shumë njerëz. Mësohet se në makinë e përmbysur, ka patur një shënim “shofere e re”. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen. /ShkodraWeb Media/

Copyright © ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media