FOTO/ Nxirren nga makina tre personat e akidentuar, njëri prej tyre ndërron jetë…

Pas më shumë se 30 minutash, janë nxjerrë nga makina e rënë në greminë në afërsi të fshatit Surrel në Tiranë, tre personat që ndodheshin në të. Sipas policisë, personat u nxorrën nga mjeti janë shtetasit L. B., rreth 60 vjeç dhe Z. A., rreth 55 vjeç, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa shtetasi tjetër ende i paidentifikuar i moshës rreth 25-30 vjeç ka ndërruar jetë.