Rrugët e Ankarasë u kthyen në lumenj të vërtetë pasi kryeqyteti turk u godit nga rrebeshe të paprecedentë shiu. 6 persona rezultojnë të jenë lënduar deri tani nga kushtet ekstreme të motit.
Meterologët prisnin që reshjet e dendura të shiut pasditen e së shtunës të zgjasnin më shumë se tre orë, por e gjithë sasia e parashikuar e tij ra brenda vetëm 9 minutash, duke sjellë një situatë të vërtetë kaosi në lagjen Mamak.
Banorët e saj janë kthyer në dëshmitarë të skenave dramatike të shpëtimit të drejtuesve të automjeteve, që kishin mbetur të bllokuar në makinat e tyre. Qeveria turke po punon për të vlerësuar e mundësisht lehtësuar disi barrën e dëmeve, që besohet të kenë prekur më shumë se 160 makina e 25 biznese.