Sara Hoxha dhe partneri i saj Ledion Liço së shpejti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë. Dasma do të zhvillohet më datë 11 gusht në një ceremoni madhështore në Como, Itali.
Këto ditë bukuroshja Hoxha ka nisur edhe festimet për festën e beqarisë. Së bashku me motrën e saj Lori dhe disa mikesha, 22-vjeçarja ndodhet në ishujt grekë duke shijuar disa kohë pushimi. Mbrëmjen e kaluar teksa po darkonte, trashëgimtarja e “TOP Medias”, ka publikuar një foto së bashku me një mikeshën e saj. Përveç komplimenteve të shumta, detaji që fiksoi të gjithë ndjekëist ishte një pirun i varur mes këmbëve të Sarës.
“Ne të dy dhe piruni,”- komenton dikush.
“Shumë bukur, po ai piruni ç’kërkon aty,”- shkruan një tjetër.
“Bukur të dyja, po ai piruni ju paska prishur foton,”- është komenti i një tjetër personi. Për ata që nuk e dinë, piruni shërben për të larguar “syrin e keq” siç thuhet në gjuhën e popullit.
Ledioni dhe Sara jetojnë së bashku prej shumë kohësh. Dyshja janë bërë edhe prindër të një djali tashmë 18 muajsh, të cilin e kanë pagëzuar me emrin London Noor.