FOTO/ Një nga yjet e muzikës shkodrane i jep fund beqarisë, na njeh me djalin që “i vodhi” zemrën…

Një nga telentet e padiskutueshme të muzikës shqiptare, shkodrania Dorina Garuci ka zyrtarizuar lidhjen e saj. Ka qenë vetë këngëtarja e suksesshme e skenave brenda e jashtë vendit, që ka njoftuar atë që në gjuhën popullore njihet “fundi i beqarisë”. Në Facebook ajo ka postuar dy foto, njërën ku i kushton rëndësi unazës së fejesës ku shndrisin diamantet dhe tjetrën, ku shfaqet me personin që i ka rrëmbyer zemrën, por që nuk e identifikon me emër. Dorina mjaftohet vetëm me komentin “Përgjithmonë bashkë, shoqëruar edhe me një zemër. Natyrisht poshtë postimit, nuk knë munguar dhjetra urime të miqve.

Dorina Garuci është produkt i shkollës shkodrane të artit, pjesëmarrëse e fituese e çmimeve që në moshë shumë të vogël. Në arenën kombëtare u bë e njohur me“Ethet e së premtes” ku zuri vendin e 2-të në edicionin e katërt të spektaklit. Ajo arriti në finale së bashku me Kejsi Tolën. Prej disa vitesh Dorina jeton në Vienë, ku pas shkollimit për kanto, po korr suksese të njëpasnjëshme. Natyrisht, “suksesi” i publikuar nga vetë ajo sot, nuk është më pak i rëndësishëm se të tjerët. Urime nga ShkodraWeb dhe suksese në karrierë e në jetën e re të nisur zyrtarisht sot! /ShkodraWeb/