
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme një drekë pune me kryetarët e degëve të kësaj force politike në rrethe.
Pas përfundimit të drekës, siç shihet dhe në fotot e mëposhtme, kryedemokrati së bashku me krerët e degëve janë zhvendosur drejt selisë së Partisë Demokratike.
Teksa kryedemokrati Basha po zhvendosej drejt selisë blu, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi dhe zëdhënësja e grupit demokrat Ina Zhupa, përmes një konference të përbashkët për shtyp bën me dije se 69% e delegatëve kanë firmosur pro mbajtjes së Kuvendit Kombëtar më 18 dhjetor.
Ndërkohë, nesër ish- kryeministri Sali Berisha ka thirrur një tjetër Kuvend Kombëtar, për thirrjen e të cilit sipas tij, kanë firmosur mëse 5200 delegatë të Partisë Demokratike.










