
Dedë Zhivani drejtor i burgut të Reçit është larguar nga kjo detyrë ditën e sotme. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ku ka falenderuar stafin me të cilin punoi këtë periudhë. Zhivani u emërua në këtë detyrë në tetor të vitit 2019, duke zëvendësuar Gëzim Reçi.
Publikimi i plotë në Facebook
MOMENT LAMTUMIRE
Sot, pas një periudhe relativisht të konsiderueshme u ndava me kolektivin e institucionit, me të cilët punuam fort e përballuam punë e situata jo të lehta, por besoj me sukses.
Admirim e konsideratë të veçantë për këtë kolektiv e b.punëtorët tanë të nderuar e shumë të përkushtuar në punë.
Ky staf do më mungoj dhe me siguri do më marrë malli. Më mbetet vetëm t’ju uroj shëndet,suksese në punë e lumturi familjare. Me shumë konsideratë pozitive e respekt për Ju.
Miku Juaj Dedë ZHIVANI
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!