NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

FOTO – Një 50 vjeçar i shtrirë në tokë dhe me fytyrë të nxirë, qytetarja raporton rastin…

Një person i shtrirë në tokë ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve sot pranë rrugës “Siri Kodra”, përballë Dispancerisë. Një qytetare ka dërguar në adresën e Facebook në “Gazeta Panorama” pamjet dhe ka shpjeguar situatën ku u ndodh.

Ajo thotë se burri, rreth moshës 50 vjeçare nuk dihet se sa kohë kishte i shtrirë në rrugë, e dukej i nxirë në fytyrë.


Qytetarja thekson se aty mbërriti një patrullë policie, në pritje të ambulancës që u vonua. Ajo thekson se personi nuk dukej si endacak.

“Nuk ishte as ne moshe po tek 50 vjeç them, mua me erdhi shum keq, thirra 127, ato me than, ku ne ca vendi, prit aty, ik te polici jepi telefonin. I thashe nisni ambulancen”, shkruan qytetarja.

Deri tani nuk ka njoftim nga policia për këtë rast.

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të riprodhohen/rishpërndahen lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
ShkodraWeb Media
ShkodraWeb Media