Një konflikt mes dy fqinjeve ne katin e 6 te nje pallati ka ndodhur sonte ne Vlore.
Sherri raportohet se ka nisur per motive te dobeta. Nje person ka mbetur i plagosur dhe eshte derguar ne spital, nga ku burimet thane per Panorama se ndodhet ne gjendje jo te rende shendetesore. Ndërsa autori u arrestua.
“Në lagjen ‘Pavarsia 2’, shtetasi Perlat.S. 59 vjeç, pas një konflikti të çastit ka plagosur me mjet prerës, thikë, shtetasin E.B., 30 vjeç. Shtetasi i dëmtuar ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë duke marrë mjekimin e nevojshëm. Ndërsa si rezultat i reagimit në kohë të Policisë u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit Perlat.S.. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës, thika, që përdori autori. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore”, njoftoi Policia.