Rreth 450 meter linear rrugë në Njësinë Administrative Berdicë të Bashkisë Shkodër ka nisur të rikonstruktohet. Bëhet fjalë për një aks shumë të rëndësishëm me efekt për 200 familje dhe 800 banorë të zonës. Aksi që po rikonstruktohet njhet si rruga e varrezave në Beltojë dhe sot kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka inspektuar punimet në rrugën e varrezave në Beltojë, Njësia Administrative Berdicë. I shoqëruar nga banorë të zonës, kryepleq të fshatrave dhe administratori i NJA Aleksandër Pashuku, zj. Ademi kaparë nga afër ecurinë e punimeve, ka bashkëbiseduar me drejtuesit e kompanisë që kryen punimet dhe me banorët e zonës.
Kjo vepër është investim i Bashkisë së Shkodrës me një vlerë rreth 7 milionë lekë dhe është parcaktuar si prioritet nga vetë banorët e zonës. Gjatë bashkëbisedimit me banorë të zonës, Ademi është njohur edhe me shqëtësimet e banorëve për furnizimin me ujë të pijshëm, duke premtuar gjetje sa më efikase për zgjidhje.