Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi, ka dhënë një pritje për pjesëmarrësit e Turit të 76-të Çiklistik të Shqipërisë. Në sheshin para Bashkisë Shkodër, është organizuar edhe një ceremoni mirëseardhje, ku ka përshëndetur kryebashkiakja Ademi dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizimit z. Skender Anxhaku.
Në hapjen zyrtare të Turit të 76-të Çiklistik të Shqipërisë, i cili tashmë me pjesëmarrjen e 12 ekipeve nga Europa i kalon kufijtë kombëtarë, Federata e Çiklizimit ka nderuar me “Mirënjohje” kryetaren e Bashkisë Shkodër zj. Voltana Ademi.
PËR TË PARË MË SHUMË FOTO, KLIKONI KËTU!