Sonte në orën 20:45 minuta Shqipëria do të luajë përballë Andorrës, në ndeshjen e parafundit kualifikuese të “Euro 2020”. Pak orë para ndeshjes, atmosfera në Elbasan paraqitet e elektrizuar. Flamuj kombëtar kuq e zi janë shpalosur në shtyllat e shesheve të qytetit të Elbasanit.
Siç duket edhe nga fotot, flamuj kuq e zi janë vendosur kudo nëpër sheshet e qytetit. Po ashtu, tregtarët ambulantë shesin edhe kapele kuq e zi e vuvuzela. Të pranishme në rrugët e qytetit të Elbasanit janë edhe forcat e policisë, të cilat po ruajnë rendin dhe sigurinë.
Shqipëria ndodhet aktualisht në vendin e katërt në grup, ndërsa ndeshjen e fundit e ka përballë Francës. Nga ana tjetër Andorra është në vendin e parafundit në grup me 3 pikë të grumbulluara, po aq sa Moldavia.