FOTO – Ngjarje e rrrallë, parashutisti humb kontrollin e bie në detin shqiptar, e shpëtojnë pushuesit…

Një parashutist raportohet se ka humbur kontrollin ditën e sotme dhe për pasojë ka rënë në ujërat e detit Adriatik, në bregdetin e Durrësit.

Për fat të mirë në ndihmë të parashutistit kanë shkuar pushues, të cilët kanë mundur ta shpëtojnë.


Ngjarja ka ndodhur në zonën bregdetare të Qerretit.