Ngjarja e rëndë ne banesen e 30 vjeçares Marsida Qatjas, ku polici i burgjeve Bledar Toçi vr.au me pistoletë ish-te dashurin e saj, 41 vjeçarin Dritan Haxholli, ka ndodhur nderkohe qe ne banese kane qene te tre femijet e saj. Marsida jetonte me femijet, pasi burri i saj vuan denimin ne nje burg ne Gjermani, i denuar per dr.oge.
Tvklan shkruan se për ngjarjen e rëndë, është interesuar nga Gjermania vetë bashkëshorti i Marsida Qatja. Nga burgu, ai ka kërkuar të mësojë se çfarë ka ndodhur me gruan dhe tre fëmijët e tij në banesën ku ndodhi kr.imi, të moshave përkatësisht 14, 9 dhe 2 vjeç.
Përmes një të afërmi të tij në Kavajë, i cili kishte shkuar në banesën e Marsida Qatja, kishte kërkuar t’i dërgonte fotografi në rrjetet sociale për të parë situatën e krijuar.
Pamjet brenda baneses nuk kishin nevoje per shume komente. Grila e derës së ballkonit nga ku kishte hyrë Dritan Hoxholli është e thyer, nderkohe qe pllakat jane te lara ne g.jak, dhe pertoke, mbeturina nga darka qe po konsumohej, pasi ne banese pervec Bledar Tocit ishin edhe dy miq te Marsides.