FOTO – Nesër mikpret Vllazninë në Korçë, ja si është pastruar nga bora stadiumi i Skenderbeut…

Kushtet e vështira atmosferike kanë qenë një problem më shumë për skuadrën korçare në këtë periudhë. Skënderbeu-Partizani i luajtur në një terren të mbuluar me borë është një precedent që nuk duhet të përsëritet më.

Ultimatum i dhënë nga FSHF ku i kërkohej klubit të bënte të pamundurën për të pastruar fushën deri të dielën, kur dhe do të luhet në orën 13:00 ndaj Vllaznisë, ka bere efektin e vet.


Tashme debora eshte hequr nga stadiumi, megjithate terreni nuk duket i mire dhe lageshtira e madhe qe eshte ne fushe, mund te krijoje serish probleme.

Megjithate dielli qe mund te jete paraditen e neserme, pritet te ndikoje per mire ne kete drejtim dhe ndeshja te zhvillohet normalisht ne mes ketyre dy ekipeve.

© ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Channel