Shkruan në Facebook ish- kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia, anëtar i Kryesisë së PDSH- së: Shkodra nuk e ka humbur shpresën, optimizmin dhe kurajon kurrë, as në ditët më të errëta për Shqipërinë. Në Shkodër sot ka energji, forcë dhe besim tek e ardhmja.
Në Shkodër vlon dëshira për ndryshim! Kjo ndjehet më së miri mes demokratëve të rajonit numër dy, zemrës pulsuese të opozitarizmit fisnik dhe shpresëdhënës.