FOTO – “Në Maqedoni është kapur vetëm një kilogram”, ministri i brendshëm maqedonas thotë e pjesa tjetër e 1.3 ton është…

Ministri teknik për Punë të Brendshme i Maqedonise, Naqe Çulev ka konfirmuar sot se gjatë aksionit të mbrëmshëm në Krushopek të Sarajit është konfiskuar vetëm një kilogram ko.k.ainë. Aktualisht janë arrestuar 4 persona të cilët janë ndaluar, e konkretisht J.K drejtuesi I kamionit dhe S.E pronar i kompanisë si dhe dy punonjës tjerë të cilët në momentin e aksionit kanë qenë në depo, shtetasit R.E dhe J.I. Bëhet fjalë për operacion ndërkombëtar, ne te cilin jane perfshire edhe vendet e tjera.


“Personat që janë arrestuar, unë i përmenda. Në rast se gjatë hetimit del që edhe persona te tjerë dhe kompani te tjera janë të përfshira, atëherë hetimi do të zgjerohet. Në shtetin tonë është konfiskuar vetëm një kilogram, sasia tjetër është në shtet tjetër, bëhet fjalë për një sasi të madhe por nuk mund ta them për të mos dëmtuar hetimin. Ditëve në vijim do të mësoheni me detajet por edhe sasinë e dr.o.gës”, tha Çulev duke mos dhene më shumë detaje.

“Gjithçka që do të shtoja, vetëm se do të dëmtoja hetimin. Këto që thuhen këtu janë zyrtare, gjitha tjerat janë spekulime”, tha Çulev.

“Deri pas orës 24:00 janë kryer bastisje, nuk kanë kaluar as 12 orë nga bastisjet. Bëhet fjalë për operacion ndërkombëtar. Kaq mund të them për këto 12 orë. Flas për informata zyrtare dhe jo për atë që kanë shkruar mediat”, u shpreh Çulev.