Halla e 3 vajzave qe humbën jetën në aksidentin tragjik në Velipojë, së bashku me babanë e tyre, nuk rresht së postuari në profilin e saj në FB mesazhe dhe fjalë prekëse për mbesat e saj. Ajo ka kujtuar sot Noemin, vajzën e madhe të vëllait, e cila u nda nga jeta tragjikisht në aksident.
“Banka ku ulej Noemi 10-vjeçare është mbushur me lule dhe në mes qëndron fotoja e saj. “Na mungon shumë Noem”, – ka shkruar ndër të tjera, halla.