Skip to content
1 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Aktualitet

FOTO/ Nderohet imzot Lucjan Avgustini, një kupë futbolli me emrin e tij nga Diqeza e Sapës

ShkodraWeb 5 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

0

Përmes veprës dhe fjalës, Imzot Lucjan Avgustini na ka lënë shumë. Një ndër to është edhe thënia : “Sporti instrument i mirë i edukimit!” E pikërisht mbi këtë moto, që prej një jave, Caritas Dioqezan Sapa organizoi kompeticionin e radhës, Kampionatin dioqezan të futbollit për moshat 10-12 vjeç. Me pjesëmarrjen e 10 famullive, ky kampionat u zhvillua në parametrat bashkëkohore të lojës, ku skuadrat u ndeshën me njëra-tjetrën duke eliminuar kështu skuadrat më të dobëta deri sa arritën në ndeshjen finale.

Finalja u ndesh mes skuadrave të famullisë së Shën Nikollit Vau Dejës dhe famullisë së Shën Palit Hajmel -Nënshat. Pas një loje të mrekullueshme mes këtyre dy skuadrave, fituese u shpall skuadra e Vau Dejësit, nën drejtimin e famullitarit dom Mark Shtjefni, e cila u nderua me kupën “Imzot Lucjan Avgustini”. Ishte pikërisht ky kampionat dedikuar ish- ipeshkvit të Sapës, Imzot Lucjan Avgustinit. Nga ana tjetër edhe ipeshkvi i vendit, imzot Simon Kulli, vlerësoi shumë këtë aktivitet, ku Caritasi mundohet që të dhurojë vlerat e edukimit për brezat e rinjë edhe nëpërmjet sportit. Përveç ipeshkvit imzot Simon Kulli, mes autoriteteve ishin edhe përfaqësues të pushtetit lokal që ndoqën këtë event sportiv, përmes së cilës tregohet edhe një frymë e mirë bashkëpunimi mes institucioneve në rritjen, edukimin dhe qytetarinë e treguar për anëtarët e komunitetit ku jetojmë.

Vlen të përmendet se në këtë kampionat ku u luajtën ndeshjet, e rëndësishme është edhe ana miqësore që u shfaq mes fëmijëve, gjë e cila tregon vlerat humane dhe njerëzore që kisha është munduar ti edukojë gjithmonë me këto ndjenja. Në fund të takimit, imzot Simon Kulli i dhuroi kupën e kampionatit skuadrës fituese të Vau-Dejësit, dhe bashkë me të edhe mesazhin për të qënë gjithmonë përçues të dashurisë, paqes dhe mirësisë dhe ti transmetojmë këto vlera edhe tek të tjerët në çdo event ku ne bëhemi aktorë dhe promotorë. Meritë e veçantë ju takon ekipit organizator, drejtorit të Caritasit, z. Nikolin Lekaj, kordinatorit të projekteve z. Nest Marashi, të cilët me përkushtimin dhe punën e tyre të palodhur u japin jetë eventeve të ndryshme në dioqezën e Sapës. /Nga Violeta Marashi, faqja në Facebook Dioqeza e Sapës/

Të nderuar lexues dhe vizitorë të portalit tonë! Reklamat që shfaqen, mundësojnë që ShkodraWeb të vazhdojë të jetë e lirë dhe e pandikuar në përcjelljen e të vertetës. Faleminderit nëse i klikoni!

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: KPA jep vendimin përfundimtar: Adriatik Llalla nuk do t’i nënshtrohet vettingut
LAJM PAS: Llalla i shpëton Vettingut, avokati: Vendimi i KPA i drejtë, reforma në drejtësi dha suksesin e parë

TË FUNDIT

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 1 shkurt 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 1 shkurt 2023…

2 hours ago
FOTO – Punimet e rrugës Rrjoll- Shengjin të ndërprera prej muajsh, shkak inertet dhe gurët e hedhur pa plan…
  • Aktualitet

FOTO – Punimet e rrugës Rrjoll- Shengjin të ndërprera prej muajsh, shkak inertet dhe gurët e hedhur pa plan…

10 hours ago
BBVIP – “Vetëm priftin më sillni këtu brenda dhe është e kryme”, Luizi gati për dasëm, Kiara gati shpërthen në lot…
  • Aktualitet

BBVIP – “Vetëm priftin më sillni këtu brenda dhe është e kryme”, Luizi gati për dasëm, Kiara gati shpërthen në lot…

11 hours ago

TË FUNDIT

  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë 1 shkurt 2023…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 1 shkurt 2023…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkure 1 shkurt 2023…
  • FOTO – Punimet e rrugës Rrjoll- Shengjin të ndërprera prej muajsh, shkak inertet dhe gurët e hedhur pa plan…
  • U dënua me pushkatim për një plan për të vrarë Ramiz Alinë, KPA përjashton nga drejtësia gjyqtarin, s’ justifikoi 700 mln lekë pasuri
  • Futbolli shqiptar luhet në ditë të pazakontë, ja kur rikthehet Kupa e Shqipërisë…

TË FUNDIT

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë 1 shkurt 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë 1 shkurt 2023…

2 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 1 shkurt 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 1 shkurt 2023…

2 hours ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkure 1 shkurt 2023…
  • Kryesore

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkure 1 shkurt 2023…

2 hours ago
FOTO – Punimet e rrugës Rrjoll- Shengjin të ndërprera prej muajsh, shkak inertet dhe gurët e hedhur pa plan…
  • Aktualitet

FOTO – Punimet e rrugës Rrjoll- Shengjin të ndërprera prej muajsh, shkak inertet dhe gurët e hedhur pa plan…

10 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.