Stina e nxehtë dhe temperaturat e larta të këtyre ditëve, stimulojnë përhapjen e zjarreve. Një i tillë, është shfaqur ditën e sotme në fshatin Vukpalaj në Malësi të Madhe. Ka qenë ndërhyrja e zjarrëfikësve që ka parandaluar më të keqen, meqenëse flakët rrezikonin banesat por edhe jetët njerëzore. Në këtë aksion, u angazhuar 3 mjete dhe 20 punonjës, të cilët ia kanë dalë të shuajnë zjarrin.
“Reparti Zjarrfikës? ka ndërhyrë sot në fshatin Vukpalaj me 3 automjete dhe 20 punonjës për të shuar zjarrin ?në afërsi të banesave ?️ duke evituar dëmet njerëzore dhe materiale.
? Bashkia Malësi e Madhe u bën apel gjithë banorëve të bashkëpunojnë me autoritetet që të shmangin pasojat që sjellë zjarri si dhe të bëhën të përgjegjshëm. Çdo veprim abuziv i kryer nga pakujdesia apo me paramendim dënohet me ligj. ⛔♨️‼️”, thueht në një shënim në Facebook nga Bashkia Malësi e Madhe.
Disa ditë më parë, një zjarr i rënë la në mes të katër rrugëve disa familje në lagjen “Delaj” në Bajzë të Kastratit. Parandalimi i zjarreve, parandalon ngjarje të tilla të pakëndshme, sidomos në këtë stinë e me këto temperatura të larta që favorizojnë përhapjen e flakëve. /ShkodraWeb Media/