FOTO/ Ndahet nga jeta “Pishtari i Demokracisë”, sporti shqiptar në zi…

Sporti shqiptar në zi. Ditën e sotme është ndarë nga jeta, mundësi Artur Kreka, ish-kampion i klubit të Skënderbeut. Kreka ka ndërruar jetë ditën e sotme, në moshën 58-vjeçare.

Ai është shpallur pesë herë kampion në Kupën e Republikës në 1981-1986. Dy herë kampion individual. Dhe nuk kishte se si të mos i jepej titulli Mjeshtër Sporti. Vlerësimet vazhduan edhe me titullin Emblema e Artë e Qytetit, dhënë nga Këshilli Bashkiak i Korçës.

Kampionit Artur Kreka nuk i mungon as titulli Pishtar i Demokracisë. E ka fituar atë sepse ishte nga ata sfidantë që kur u përmbys busti i Enver Hoxhës në Korçë ishte protagonist.