
Kryetari i PDK-së dhe ish- deputeti i Shkodrës Nard Ndoka, ka dalë me një miniplatformë konkrete për zgjidhjen e krizës politike që po kalon vendi. Përmes një postimi në Facebook, Ndoka prezanton tre pika që sipas tij, janë e vetmja rrugë për të dalë nga kjo situatë. Ish- deputeti i Shkodrës ka edhe një paralejmërim për Ramën, nëse ai nuk merr parasysh këto tre pika. Më poshtë, shënimi i plotë i Nard Ndokës në Facebook.
? Rama ka dalë nga shinat; Ai e ka humbur rrugën, llogjikën, drejtpeshimin dhe orientimin për me tej!
Tre rrugë për zgjidhjen e krizës:
1. Qeveri socialiste, pa Ramën KM, zgjedhje me 20 Tetor!
2. Qeveri kalimtare, zgjedhje me 22 Mars.(Reforme elektorale, në drejtesi, administrative e integrim europian)
3. Nëse nuk ka reagim dhe zgjidhje deri me 12 Prill; protestë pafund, bllokim total të pushtetit të papërgjegjshëm në çdo mënyrë dhe formë “demokratike”!
Rrugë tjetër nuk ka; kush pret zgjidhje tjetër, gabon rëndë.
(Konsultuar me; analiste, politologë, qytetarë dhe me një grup “mjekësh” të specializuar).
Keto jane zgjidhje për vendin, jo për partitë e qeveritë!
v.o. Ideja është thellsisht personale!