Deputeti i Shkodrës Nard Ndoka njihet për statuset e tij therëse në rrjetet sociale. Një i tillë nuk ka munguar as sot me 29 Nëntor që nga një pjesë festohet si dita e çlirimit të vendit në fund të LANÇ. Kryetari i PDK-së, ka postuar në Facebook story një opinion, duke bërë madje një lidhje në mes ikjes së gjermanëve dhe “turqve” siç shprehet Ndoka.
“Gjermani i fundit iku, por “turqit” mbetën”, shkruan Ndoka në postimin e tij, të cilin e ka vendosur në një sfond të zi. Kjo është “goditja” e rradhës e kryedemokristianit, ndërsa mesazhi i tij këtë herë, mund të kuptohet në shumë mënyra.