NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

FOTO – Myftinia e Shkodrës vazhdon mbështetjen e familjeve më në nevojë, sot u shpërndanë 200 pako…

Myftinia e Shkodrës ka në fokus të aktivitetit edhe mbështetjen e familjeve në nevojë. Në këtë kuadër, edhe gjatë periudhës së pandemisë, në bashkëpunim me shoqata e fondacione, ka bërë të mundur shpërndarjen e pakove ushqimore.

Edhe sot, Myftinia Shkodër në bashkëpunim me fondacionin “Mirënjohja” realizuan shpërndarjen e 200 pakove ushqimore për familjet në nevojë, nga projekti “Zekatul-Fitri” në kuadër të fushatës “Sibakul-Hajr” (Gara e mirësisë) të shtetit të Kuvajtit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Myftinia e Shkodrës, e cila ka shpërndarë edhe fotot në Facebook.


Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të riprodhohen/rishpërndahen lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
ShkodraWeb Media
ShkodraWeb Media