FOTO/ Mungesa e kuorumit të këshilltarëve, dështon mbledhjen e Këshillit Bashkiak Shkodër….

70 minuta nga orari zyrtar i fillimit, mbledhja e rradhës e Këshillit Bashkiak të Shkodrës është vendosur të shtyhet. Shkak është bërë mungesa e kuorumit të nevojshëm të këshilltarëve për të nisur punimet. Sipas loigjit, duhej të ishin të pranishëm në sallë jo më pak se 26 këshilltarë, ndërsa maksimumi i arritur, pas thirrjes me celular, ka arritur në 25 këshilltarë. Këshilltarë të ndryshëm që kanë folur, kanë kërkuar që mbledhjet e Këeshillit të lihen pasditeve për të mos penguar angazhimet e mundshme shtetërore e private të këshilltarëve. PO ashtu. është kërkuar përgjegjshmëri më e madhe e grupeve politike që formojnë Këshillin për pjesëmarrjen e këshilltarëve në mbledhje. Pas një konsultimi të shpejtë, është vendosur që mbledhja nga ora 11.00 të spostohet në orën 17.00 të ditës së sotme, edhe pse mjaft lëshilltarë u shprehën se e kanë të pamundur të jenë. Pritet të shihet nëse Këshilli Bashkiak do të arrijë kuorumin e nevojshëm për tu mbledhur.