
Gonxhe Preka, motra e Edmondit dhe 3 fëmijëve të tij që vdiqën në aksidentin e Velipojës para pak ditëve, vazhdon ti kujtojë ata çdo sekond. Dhimbja është e madhe dhe ajo e bashkëndan me miqtë e saj në Facebook. Ndërsa bora e bardhë ka mbuluar vendin, motra Gonxhe në bardhësinë e saj sheh emrat e 4 të dashurve të zemrës së saj që nuk jetojnë më. Shfaqet zemërthyer, me aq zemra sa janë njerëzit që ju larguan papritur nga kjo jetë, emrat e të cilëve i shkruan edhe mbi borën e bardhë. Më poshtë fotoja dhe statusi shumë i nderë që Gonxhe Preka ka shpërndarë në Facebook.





