Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një person ka ndodhur sot në Durrës, në rrugën që të çon në tek Gjykata e Apelit. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një person ka mbetur i vdekur. Viktima ka qenë duke drejtuar një motoçiklete dhe është përplasur me trafikndarësen.
Motori me targe CAF533 është përplasur me trafik ndarësin. Mësohet se drejtuesi i motorit është shtetari Tosi Jaupllari 07.11.1968, i lindur në Skrapar banues ne Durrës, i cili ka mbetur i vdekur. /joq.al/