
Një përplasje fatale mes dy mjeteve motorike, është verifikuar para pak minutave në hyrje të qytetit të Shkodrës, në afërsi të lokal “Freskia”. Sipas raportimeve nga vendngjarja, një motor sportiv është përplasur me një makinë “Audi” në rrethana që duhen sqaruar. Në foto shihet edhe motori dhe makina në vendin e aksidentit.
Nga përplasja, është dëmtuar rëndë një 36 vjeçar që ishte në drejtim të motorit, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Policia është në vendngjarje dhe popunon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /ShkodraWeb Media/
Shkodër/Informacion Paraprak
Më datë 16.07.2020, rreth orës 19:00, në lagjen “Liria”, Shkodër, motorçikleta me drejtues shtetasin E. L. 36 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa, Shkodër, është përplasur me mjetin Audi, me drejtues shtetasin A. M, 50 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër.
Si pasojë është dëmtuar drjtuesi i motorçikletës, i cili ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!