
Përplasja e një motori me një makine ka regjistruar aksidentin e rradhës në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të ish- Fermentimit siç njihet në Shkodër, në Zonën Industriale të qytetit. Përplasja me mjetin e rëndë motorik ka qenë fatale për drejtuesin e motorit, i cili është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Sipas informacioneve të para, drejtuesi i mjetit është në kujdesin e mjekëve dhe gjendja e tij paraqitet e rëndë. Deri në këto momente nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga policia e Shkodrës për ngjarjen apo identitetin e personit që është nën kujdesin e mjekëve.