
Në Tiranë e Shkodër si pasojë e dëmtimit të fiderave ajrorë ka pasur shkëputje të energjisë elektrike. “Sot në zonën e Shkodrës, Malësisë së Madhe ka shumë erë dhe kemi shumë defekte në fiderat ajrorë gjatë natës dhe vazhdon. Punonjësit janë në terren por si lë era. Sapo e riparojnë defektin fideri bie prapë nga era e fortë”,- sqaron OSHEE.
Sipas OSHEE-së, pa energji është një pjesë e zonës “Ali Demi” në Tiranë, për shkak të dëmtimit të fiderit nga një subjekt privat. Mësohet se aktualisht, brigadat e njësisë OSHEE Tirana 2 janë duke manovruar me linjat për të rikthyer energjinë elektrike brenda 20 minutash. Sakaq, nisur nga parashikimet e motit të keq të dy ditëve në vijim, OSHEE është vendosur në gatishmëri të plotë.