Prezantimi i Alketa Vejsiut në Festivalin e Sanremo ishte kryefjala e mediave shqiptare dhe jo vetëm. Padyshim që pjesëmarrja e saj në festivalin e madh nuk mund të lihej pa komentuar nga mediat italiane dhe sidomos kur shoqërohet me një incident.
“Ishte eksplozive. Showgirl e lindur në Tiranë tregoi një njohje të shkëlqyer të gjuhës italiane, mori në dorë gjithë festivalin dhe i vodhi shfaqjen madje edhe prezantuesit Amadeus,”- shkruan Il Messaggero.
Ndërsa shton: “Ajo foli për ëndrrat e bëra realitet duke treguar besim ekstrem në vetvete. Por duke e mbajtur linjën më shumë se ç’duhet.” Kjo i referohet incidentit që ndodhi mbrëmjen e së enjten në Sanremo.
Pas prezantimit të këngëtares që garonte Elodie, Alketa dhe Amadeus dolën nga skena. Por ajo kishte harruar që të mbyllte mikrofonin nga ku u dëgjua të thoshte: “4 minuta? Por kishim bërë një marrëveshje.”
Prezantuesja shqiptare duket se u qortua për shkak se foli më gjatë. Pas kësaj, Alketa doli sërish në linjë por jashtë skenës këtë herë disa minuta më vonë. Por ishte më e shpejtë në kalimin e linjës.
Ndërsa në një moment të dytë thotë në gjuhën italiane: “Kam pirë një çaj kamomili, kështu që do flas më ngadalë …”.
Ne fakt, ne Shqiperi ja njohin kete “cen” per te folur papushim, sepse ketu nuk ia mat kush kohen…