FOTO – “I shtrenjti im, më thave shpirtin”, moderatorja e njohur humb njeriun e afërt: Lamtumirë diell zemre…

Ditë zie për moderatoren e mirënjohur Rudina Dembacajn. Nga rrjetet sociale, aktorja ka bërë me dije se ka humbur babain e saj. Kujtojmë se prej kohësh Rudina kishte bërë me dije se babai saj vuante nga një sëmundje e rëndë.

Sot ka qenë vetë moderatorja që ka njoftuar se babai saj ka ndërruar jetë. Me një postim të ndjerë, ajo shprehet se i është tharë shpirti. “I shtrenjti im, më thave shpirtin. Lamtumirë diell zemre! Shko pranë zotit Rexhep Dembacaj”, shkruan Rudina.


Vetëm pak ditë më parë, në ditën e saj të ditëlindjes, ajo u shpreh se do ta kalonte te dera e spitalit. Aktorja dhe moderatorja postoi disa foto në Instagam për ditëlindjen e babait, e cila fatkeqësisht ka qenë dhe e fundit.

 ABCOM ║ VODAFONE