FOTO/ Modelja shkodrane pushton mediat italiane, ish- gruaja e Xhemailit “tradhton” vëllanë e Balotelit…

Me pjesëmarrjen e saj në emisionin “Temptation Island VIP”, Erjona Sulejmani po vazhdon të pushtojë akoma më shumë ekranet në Itali. Modelja me origjinë nga Shkodra, ka tërhequr vëmendjen e meshkujve, dhe komentet nuk mund të mungonin për ish-bashkëshorten e Blerim Xhemailit.

Interesant është fakti se miku i saj, Enok Baruah, i cili është edhe vëllai i Mario Balotelit, po e ndjek me vëmendje Erjonën në këtë spektakël televiziv. Në lojën me pyetje në Instagram, teksa ndjekësit e pyesin nëse ka gjetur ndonjë vajzë shqiptare, ai përgjigjet: “E kam gjetur, por po më tradhton në TV”, shoqëruar me foton e bukuroshes shkodrane.