Skip to content
13 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

FOTO/ Modelja shkodrane Margaret Shllaku: Jam 23 vjeçe dhe e shoh të largët martesën, tani koha për karrierë…

ShkodraWeb 28 February, 2018
margaretShllaku1

Margaret Shllaku është modelja 23-vjeçare nga Shkodra, që u shpall fotomodelja më e mirë në botë në garën “Best Model of the World 2017”, në Paris të Francës. E pasionuar pas modës dhe diplomacisë, Margaret zbulon për “Panorama Plus” dyzimin mes të dyjave, sekretet e bukurisë origjinale dhe martesën si një vendim të largët.

U shpalle “Best Model of the World 2017”, çfarë vlere ka kjo kupë për karrierën tënde si modele?

Ky trofe për mua, në radhë të parë, ka një vlerë morale ndaj vendlindjes sime, Shqipërisë, pasi unë, për fat të mirë, emrin e vendit tim e ngre lart e më lart. Pastaj, është një trofe që më bën të ndjehem e realizuar në fushën e modelingut deri më sot.

Pak vajza shqiptare ia dalin të marrin famë nëpër botë. Synimet e tua cilat janë në të ardhmen?

Unë i marr gjërat me shumë sportivitet dhe them gjithmonë se mjafton që është një eksperiencë e veçantë dhe është jashtë Shqipërisë. Por kur shikon që mund të triumfosh dhe mund të bëhesh një ambasadore e mirë e vendit tënd nëpër botë, atëherë synon gjithnjë e më lart jo vetëm në fushën e modelingut, por edhe nga ana e fushës që unë kam zgjedhur të studioj, pra, “Marrëdhënie ndërkombëtare”. Pra, synimet e mia janë gjithnjë në rritje, e në çdo fushë të jetës.

Ndërkohë, ke realizuar disa foto të reja ku dukesh shumë seksi. A mund të na tregosh armën e joshjes femërore, që përdor ti?

Arma ime mendoj se janë sytë, që gjithmonë më shkëlqejnë dhe qeshin njëkohësisht.

Nëse dikush do të kërkonte martesë në këtë moment të jetës, ç’kërkesa ke ti për ta pranuar propozimin?

Një martesë në këtë moshë, kur isha e vogël më dukej shumë normale, por tani s’më duket aspak. Asnjëherë nuk i dihet sesi vijnë rrethanat, apo ndjenjat, por unë në këtë moshë nuk do të thosha “PO”.

Në tregun aktual të modës, si mund t’ia dalësh që të depërtosh?

Me shumë çiltërsi dhe me shumë besim në vetvete, është kryesorja, por kur ke edhe mbështetjen e familjes e të shoqërisë së ngushtë gjithmonë do të depërtosh. Asnjëherë nuk duhet të merret me frikë dhe duke menduar sesa shumë vajza të tjera ka më të mira apo me profesionale. Kjo, sepse secila ka bukurinë dhe veçantinë e vet, që e bën të kërkuar në këtë fushë.

Po të fitosh shumë para?

Të fitosh para nga modelingu në Shqipëri nuk është se mund ta thuash me gojën plot, por duhet menduar mirë me kë bashkëpunon.

Në këtë shekull të bukurisë estetike, a mund të na zbulosh disa sekrete të ruajtjes së bukurisë origjinale?

Femra duhet të trajtohet në çdo moshë aq sa është e nevojshme, jo vetëm pas moshës 30-vjeçare. Ne kemi nevojë për trajtime, pastrime, apo injektime. Sa më i hershëm kujdesi, aq më shumë do të ruajmë freskinë dhe origjinalitetin. Sapo takojmë një femër, e shikojmë sesa ajo është e krehur, e pastër dhe në tërësi e kuruar, pra, sa më herët të nisim përkujdesjen, aq më të reja do të mbetemi.

Ti je për linjat elegante, apo për format e kolme si të Kim Kardashian?

Dua shumë që të shëndoshem, por pastaj mendoj që jam shumë më mirë kështu. Asnjëherë s’ndihem e vendosur si është më mirë, kështu që njeriu si të ndjehet më rehat ashtu është më bukur.

Post navigation

Previous: DETAJE/ Kapja e 613 kg kokainë, drejtori i përgjithshëm Veliu: Vlera në treg do të ishte 180 milion euro (video)
Next: FOTO/ Arrestohet si shofer i një kamioni me drogë, shkruante në FB: Shofer kamioni i coj mill partizaneve…

TË FUNDIT

xhesika-ndoja

Këngëtarja e njohur në spital, po kalon vështirësi shëndetësore, familja jep detajet për gjendjen e saj…

ShkodraWeb 30 March, 2026
alen sherri baba

FOTOLAJM – Ish- portieri i Vllaznisë dhe Kombëtares, bën “pritjen” e jetës, bëhet baba për herë të parë…

ShkodraWeb 24 March, 2026
topalli ditelindje 2022

FOTO – Ish- kryeparlamentarja Topalli gjyshe për herë të tretë, pas dy djemve Megi sjell në jetë një vajzë…

ShkodraWeb 18 March, 2026

TË FUNDIT

  • DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West 13 July, 2026
  • Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat… 13 July, 2026
  • STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj… 13 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte… 12 July, 2026
  • NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur 12 July, 2026
  • VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje… 12 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës… 11 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

padia pd west 2026

DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West

ShkodraWeb 13 July, 2026
shtjefen zici gjykata shkoder 2026

Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat…

ShkodraWeb 13 July, 2026
emigracioni shifra 2026

STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj…

ShkodraWeb 13 July, 2026
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026…

ShkodraWeb 13 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.