FOTO – Mjeshtri i Madh Kujtim Alija nderohet me “Mirënjohje” nga Komuna e Kerçovës në Maqedoni…

Në Kërçovë të Maqedonisë së Veriut, u mbajt edicioni i 8-të i Festivalit “Dita Jonë” i drejtuar nga Besjana Mehmedi, i cili u zhvillua si një natë homazh për maestro Kujtim Alija.

Festivali solli në skenë natën finale të edicionit të 59-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë, i zhvilluar në Shkodër si dhurata e fundit e mësues Kujtimit, i cili e drejtoi atë festival për 35 vite me rradhë.

Solistët dhe kori i Qendrës Kulturore të Fëmijëve të Shkodrës morën emocione të veçanta në Kërçovën e bukur dhe mikpritëse!

Në kuadër të kësaj nate homazh, kryetari i Komunës së Kërçovës z.Fatmir Dehari, me vendim të Këshillit Komunal, i dorëzoi znj. Ermira Alija “Mirënjohjen për z.Kujtim Alija” me motivacionin “Personalitet i rrallë që i fali jetën muzikës dhe u bë model i ngritjes së festivaleve për fëmijë në të gjitha viset shqiptare”.

Open

Close