FOTO – Mjeku shkodran shërohet nga Covid-19, doktor Eno lë spitalin dhe rikthehet në atdhe…

Një histori me fund të lumtur. Kështu mund të konsiderohet historia e mjekut shkodran Eno Kanani. I infektuar me Covid-19, jeta e tij ishte realisht në rrezik dhe duhej që ai për një mjekim më të specializuar, të dërgohej jashtë vendit. Një solidaritet i jashtëzakonshëm bëri që shuma e nevojshme për kurimin jashtë vendit, të mblidhej brenda 18 orëve.


Mjeku shkodran u dërgua për mjekim jashtë vendit dhe tashmë gjëndja e tij shëndetësore është mjaft e mirë. Sot ai personalisht, përmes një postimi në rrjete sociale, ka njoftuar se i shoqëruar nga bashkëshorta, po shkojnë në aeroport për tu kthyer në atdhe. Dorktor Eno shkran në profilin e tij në Facebook:

“Lutjet e shume personave dhane rezultatin e tyre, permiresimin tim te mrekullueshem. Lavdia i takon vec Perendise! Me Asvjonen drejt aeroportit per ne shtepi… Nje pershendetje te gjitheve ju ❤️.”.

Ndërsa në herët, në një postim më të gjatë, doktori shkodran nuk do të kursente falenderimet:

“Me kalimin e pervojes jete a vdekje, meqenese fitova jeten perseri dhe jam tashme ne terapine dhe trajtimin e rekuperimit, kam nevoje te falenderoj Zotin dhe Shpetimtarin tim Jezus Krisht per kete mrekulli.

Mbështet ShkodraWeb Media

Biles, kam gjete frymezim ne akronimin : C- Christ, O- Offers, V- Victory, I- In, D- Distress ( COVID)

“Krishti te ofron fitore ne rrezik e ankth”

Por nje falenderim te vecante kam per te gjithe ata vellezer e motra te besimit ungjillor ne Shqiperi dhe jashte saj, te cilet me durim e kembengulje nuk me leshuan asnje cast nga nderhyrja tek Perendia ne lutje. Vecanerisht, falenderoj Kishen time Ungjillore Shprese per Shkodren, nder ta, Xhulion, Bepin dhe mikun e shokun tim besnik ne lutje papushim dite e nate, Pastor Koli Puka. Falenderoj Kishen Biblike Baptiste Shkoder me Pastor Ben Bushgjokaj, Kishen Ungjillore Ringjallja dhe Jeta me Pleqte Meriton Cungu dhe Colin Stephen , Kishen Nxenesit e Jezusit me Pastor Edi Gjonaj, Kishen Illyricum me Pastor Klodi Lumci, Kishen Guri i Themelit me Pastor Agustin Bushgjokaj.

Nderkaq, ungjilltari dhe studiuesi David Hosaflook eshte personi i pare prej te cilit kam degjuar ungjillin per shpetimin tim, i cili edhe ka celebruar martesen time, dhe e falenderoj si mik e vella i kahershem i besimit, per sipermarrjen urgjente qe ndermori.

Kolegeve te mi shume te nderuar qe nga Spitali Rajonal Shkoder e deri tek Spitali Covid-2 ne Tirane, u falem per ndihmen dhe perkrahjen e menjehershme ne diten me te veshtire te jetes sime, duke u perkushtuar ne te gjitha drejtimet. Vecanerisht falenderoj Dr Ardjan Dajti dhe Dr Markens Shllaku, si edhe miqte e mi te ngushte Dr Arsen Hoxha, Dr Nard Berisha dhe Dr Kristi Temali. Kolegeve ne Qsh Bushat u jam shume mirenjohes per mbeshtetjen e tyre te vazhdueshme.

Nje pershendetje dhe falenderim shume te vecante e kam per MRDCi, ky institucion shendetesor qe nuk mungoi as kesaj here ne permbushjen e misionit te vet duke dhene ndihme te plote e ne kohe, ne kushtet e urgjences e te pamundures.

Faleminderit edhe shume miqve, te njohurve dhe familjareve te mi, te cilet me keni mbeshtetur ne menyra nga me te ndryshme, e sidomos gjitheve ju qe me mbeshtetet financiarisht ne kete operacion urgjent shpetimi.

Se fundmi, nga ketu lart ne dhomen e spitalit, falenderoj Zotin per “mishin e mishit tim dhe kocken e kockave te mia”, gruan time shume te dashur, ❤️Asvjonen ❤️, te cilen nuk e kam takuar akoma, por qe mu be heroine besimi, besnikerie, force e sakrifice.

Bekimet e Perendise qofshin mbi te gjithe ju! Jakobi 5:13 A vuan ndonjë nga ju? Le të lutet. A është i gëzuar ndokush? Le të këndojë psalme!”, shkruante doktor Eni Kanani me 1 shtator 2020. /ShkodraWeb Media/

ShkodraWeb Channel