
Demokratët presin me protesta kryeministrin Rama në Elbasan. Burime nga PD-ja bejne me dije se policia ka tentuar qe te ndaloje protetsuesit duke dashur t’u sekuestroje pankartat.
Takimi i parë i Edi Ramës në Elbasan duhet të niste në Prefekturë, por për shkak të protestuesve demokratë, ai ndryshoi drejtim për tek Kalaja.
Protestuesit me pankartat që e cilësojnë Ramën si Pasha të Drogës, e kanë ndjekur edhe aty. Por policia,në shkelje të ligjit, siç shihet në video, ka ndërhyrë për të larguar protestuesit nga Edi Rama.
Në një akt të paprecedentë, policët kanë tentuar t’u marrin atyre pankartat. Protestuesit demokratë nuk janë tërhequr dhe e sigurt është se turi i Ramës në qarkun e Elbasanit sot nuk do të jetë i qetë.