FOTO/ “Mirë se u ktheve kampion…”, ja si u prit në qytetin ku jeton familja e tij Alvini…

Rikthimi në shtëpi i 11-vjeçarit, Alvin Berisha, është kthyer në lajmin e ditës edhe në mediat italiane. Vogëlushi shqiptar, i cili në dhjetor të 2014 u mor nga nëna e tij, që shkoi në Siri për t’iu bashkuar organizatës “IS:IS”, mbërriti mëngjesin e sotëm në aeroport, ku e priste babai, Afrim Berisha, me dy motrat.


Alvini së bashku me babain dhe motrat, u nisën në shtëpinë e tyre në qytezën e Barzago në provincën e Lecco në veri të Italisës, pas kryerjes së procedurave.

“Mirë se u ktheve kampion”, ishte banderola e varur në hyrje të banesës që prej mëngjesit.

Ata mbërritën në shtëpi pasdite vonë, ndërsa miqtë, fqinjët dhe banorë të zonës ishin mbledhur të gjithë në oborrin e banesës për të pritur rikthimin pas 5 vitesh të Alvin Berishës. Ata e pritën ardhjen e 11-vjeçarit me brohoritje dhe duartrokitje, ndërsa Alvini shihej i buzëqeshur gjatë gjithë kohës, gati për jetën e re në krah të familjes dhe babait që bëri gjithçka për ta rikthyer në shtëpi.


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!

Fibank Albania