Skip to content
9 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Mag & Vip

FOTO/ Metamorfoza e zëvendëskryeministres Mesi, i kthehet “look”-ut të 2015-ës

ShkodraWeb 5 years ago
3

Zëvendëskryeministrja shkodrane Senida Mesi, duket se ka ndryshuar “look” apo pamje duke u kthyer në vitin 2015, atëherë kur për herë të parë u shfaq publikisht në politikë si pjesë e stafit të kandidates së PS-së për Bashkinë e Shkodrës Keti Bazhdari, e cila kandidonte përballë Voltana Ademit. Siç dihet, Bazhdari humbi ndërsa Mesi nisi karrierën politike duke u bërë pjesë e Këshillit Bashkiak të Shkodrës.

Në vitin 2017, Mesi u vendos në listën fituese të PS-së në Qarkun Shkodër dhe përveç se deputete, me dëshirën e kryeministrit Edi Rama, ajo u emërua edhe zëvendëskryeministre e vendit. Nga viti 2015 dhe deri më sot, pamja e Mesit ka ndryshuar djeshëm. Ata që kuptojnë nga komunikimi publik, e kanë të lehtë ta verifikojnë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia të jetë edhe një sinjal i mundshëm për atë që përflitet që nga shtatori 2017, kur Rama e bëri numrin 2 të qeverisë pa eksperiencë në politikën e lartë.

Siç mund ta konstatoni edhe vetë nga fotot më poshtë, Mesi hyri në politikë në vitin 2015 si “brune”, duke gjykuar të paktën nga ngjyra e flokëve. Në 2017-ën u bë një bionde që binte në sy edhe në rreshtimin e kabinetit Rama në Kuvend. Ndërsa prej pak kohësh, Mesi i është kthyer sërisht profilit të brunes. Për një zonjë jashtë politike apo jetës publike, ndryshimi i “look”-ut nuk do të binte shumë në sy. Por në rastin e Mesit, mund të lexohet edhe si një mesazh. Asnjeherë as Mesi dhe as eksponentë të lartë nuk e kanë pohuar kandidimin e zëvendëskryeministres për Bashkinë e Shkodrës. Natyrisht, nuk ka patur asnjë mohim. Në pamje të parë duket se Mesi po kërkon të krijojë një imazh ndryshe, meqenëse sipas gjasave, në 2019- ën do të ketë përballë Voltana Ademin, një bionde stoike.

Continue Reading

LAJM PARA: Ujë me limon, mjekimi natyral kundër 13 sëmundjeve
LAJM PAS: Kura me 40 arra të gjelbra të pabëra – për tiroidet, gjakun dhe energjinë

TË FUNDIT

“Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…
  • Aktualitet

“Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…

14 hours ago
FOTO – “Kemi tentuar disa herë të kërkojmë falje, por…”, motra e Kejvinës reagon pas dronit të dërguar në BBVip…
  • Kryesore

FOTO – “Kemi tentuar disa herë të kërkojmë falje, por…”, motra e Kejvinës reagon pas dronit të dërguar në BBVip…

1 day ago
BBVIP – “Krisu tani, ti dhe ajo p#tana jote!”, pas fyerjeve të Amos reagon shoqja e ngushtë dhe tezja e Kiarës
  • Aktualitet

BBVIP – “Krisu tani, ti dhe ajo p#tana jote!”, pas fyerjeve të Amos reagon shoqja e ngushtë dhe tezja e Kiarës

1 day ago

TË FUNDIT

  • EMRAT – Nga nipi i deputetit të PS tek…zbulohen kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai, garancia që u ofrohet…
  • Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…
  • “Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • “Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • “Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…
  • “KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…

TË FUNDIT

EMRAT – Nga nipi i deputetit të PS tek…zbulohen kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai, garancia që u ofrohet…
  • Anëmbanë

EMRAT – Nga nipi i deputetit të PS tek…zbulohen kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai, garancia që u ofrohet…

8 hours ago
Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…
  • Aktualitet

Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…

8 hours ago
“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • Aktualitet

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”

14 hours ago
“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • Aktualitet

“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë

14 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.