
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka takuar sot këngëtarin Eugent Bushpepa, i cili këtë vit përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovizion”.
Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Meta shprehet se ka falënderuar me mirënjohje, yllin e rokut dhe muzikës moderne shqiptare.
Teksa ka publikuar edhe një foto me Eugentin, ku presidenti shfaqet ndryshe nga herët e tjera, ai shkruan: “Falenderova sot me mirënjohje, yllin e rokut dhe muzikës moderne shqiptare, Eugent Bushpepa, për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Eurovision.
Me zërin e tij unik dhe falë talentit të papërsëritshëm, Genti lartësoi muzikën dhe gjuhën e mrekullueshme shqipe në skenën europiane, duke na bërë krenar të gjithëve. ??”.
Presidenti është impresionuar shumë nga performanca e Eugentit duke bërë dhe shenjën e rrokistave, duke demostruar dhe në këtë foto mbështetjen për rrokerin shqiptar.
Ndërkohë kujtojmë se Bushpepa me këngën e tij “Mall”, arriti që të hynte në finalen e “Eurovizion”-it. Me votat e jurive profesionale dhe të publikut, ai zuri vendin e 11. Gjithashtu mediat e huaja e cilësuan Eugentin si vokalin më të bukur mashkullor në këtë “Eurovizion”.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!