Skip to content
6 December, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Dossier
  • Kryesore

FOTO – Mesha e parë në Shqipërinë komuniste, “4 nëntori 1990” i Shkodrës që shënoi fundin e regjimit diktatorial…

ShkodraWeb 1 month ago

Më 4 nëntor, Kisha Katolike në Shqipëri e Kryeipeshkvia e Shkodrës përkujtojnë 33 vjetorin e kremtimit të Meshës së Shenjtë ndër varreza të Rrmajit të Shkodrës nga dom Simon Jubani, që shënoi rënien e regjimit të diktaturës ateiste komuniste dhe rifitimin e lirisë e të demokracisë në Shqipëri.

Pra, shkodranëve u takon merita e rivendosjes së demokracisë në Shqipëri. Pas dekadash të tëra të ndalimit të rrëfimit të fesë në Shqipëri nga regjimi ateist e komunist, meshtar katolikë dom Simon Jubani, para 33 vjetësh kremtoi Meshën e parë në Shkodër duke sfiduar terrorin e diktaturës komuniste e duke bërë të shpërthente fuqia e lirisë mbi diktaturën, fuqia e së mirës mbi të keqen, e dashurisë e vëllazërimit mbi urrejtjen e përçarjen. Mesha e kremtuar nga dom Simoni hodhi themelet e lirisë e të demokracisë në Shqipëri pas dimrit të egër e të gjatë të imponuar nga komunizmi.


Prifti shkodran dom Simon Jubani njihet si një nga njerëzit e meshtarët shqiptarë që ka vuajtur tërë jetën në burgje komuniste dhe që ka qëndruar besnikërisht e heroikisht torturave të tmerrshme të ushtruara nga regjimi komunist ndaj të gjithë atyre njerëzve e qytetarëve që nuk mohonin vlerat shpirtërore, kulturore e kombëtare as para dënimeve, persekutimeve e vrasjeve. Kështu mund të pohojmë se kremtimi e Meshës së parë më 4 nëntor 1990 në varreza të Rrmajit, qe shprehje e asaj fuqie shpirtëror hyjnore e njerëzore që diktatura komuniste nuk arriti kurrë ta çrrënjoste nga zemra e nga shpirti i shqiptarëve besimtarë. Dom Simon Jubani u bë kështu nismëtari i rihapjes së Kishave e Xhamive në Shqipëri kur komunizmi ende nuk ishte rrëzuar. Kleri e Kisha Katolike u bënë edhe një herë shkëndija që rifitoi lirinë e rivendosi demokracinë në Shqipëri.

Ja një dëshmi mbi fjalën apo më mirë të themi homelinë që dom Simon Jubani kumtoi atë ditë të paharrueshme që solli agimin e lirisë:

“Vllazën dhe Motra!

Le t’i kujtojmë për një minutë në heshtje të gjithë Këta të vdekun që kemi ndër këto vorreza dhe të gjithë Ata Vllazën e Motra tona, që kanë ra për një Shqipni Europjane gjatë këtyne 46 vjetve të shkueme.

Në vitin 1443, kur Heroi i ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti, u arratis prej Stambollit dhe u kthye në Atdhe, e përshëndeti Popullin Shqiptar me këto fjalë:

“Lirinë nuk ua solla unë por e gjeta midis jush!”

Unë, i padenjë për këte mision po ju tham: Se, fenë nuk ua pruna unë por e gjeta të ndezun ndër zemrat Tueja!…

…Shkodra qytet me një histori ma të lashtë se dymijvjeçare, Shkodra dikur kryeqyteti i Ilirisë, Shkodra e Gentit e Teutës e Agronit, Shkodra që deri para 50 vjetësh i ka dhanë gjithë Shqipnisë tonin moral, kulturor, politik, fetar e ekonomik, kjo Shkoder asht gati edhe sot me bashkpunue me Tiranën e me të gjitha qytetet e Shqipnisë, sepse trashigimtarët e Gjergj Balshës së madh dhe të Marin Barletit, mbasardhësit e Bushatlive, të Fishtës, të Oso Kukës, të Don Ndoc Nikës, të Don Ndre Mjedjës, të Gurakuqit, trashigimtarët e Frashërlive, të Konicës, të Fan Nolit gjinden këtu në këto troje Shqiptare, të gatshëm me e ripërtri edhe njëherë traditën e autoritetin që ka gëzue Shqipnia mbrendë e jashtë Atdheut! Amen.”.

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: EMRI – Pezullohet nga detyra Kryetari i Urdhrit të Stomatologut, shkarkoi punonjësin nga detyra pa të drejtë…
Lajmi pasues: “Këta tuba të shëmtuem të zhduken sa ma parë nga sheshi i qytetit të Shkodrës”, apeli publik i shkrimtarit të njohur

TË FUNDIT

VIDEO – Policia e Shkodrës arreston 26- vjeçarin, në benesë iu gjetën municione, jelekë antiplumb dhe kanabis
  • Aktualitet

VIDEO – Policia e Shkodrës arreston 26- vjeçarin, në benesë iu gjetën municione, jelekë antiplumb dhe kanabis

48 mins ago
Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera, SPAK pezullon nga detyra prefektin, ish- zëvendëskryetar i bashkisë
  • Aktualitet

Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera, SPAK pezullon nga detyra prefektin, ish- zëvendëskryetar i bashkisë

2 hours ago
HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë, 6 dhjetor 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë, 6 dhjetor 2023…

4 hours ago

TË FUNDIT

  • VIDEO – Policia e Shkodrës arreston 26- vjeçarin, në benesë iu gjetën municione, jelekë antiplumb dhe kanabis 6 December, 2023
  • Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera, SPAK pezullon nga detyra prefektin, ish- zëvendëskryetar i bashkisë 6 December, 2023
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë, 6 dhjetor 2023… 6 December, 2023
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkurë, 6 dhjetor 2023… 6 December, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 6 dhjetor 2023… 6 December, 2023
  • “Furgoni rrëmben fëmijë”, Policia e Shkodrës përgenjeshtron lajmin e disa mediave: Është i pavërtetë… 5 December, 2023
  • Policia e Shkodrës shpall në kerkim 46- vjeçarin nga Mjeda, u perplas me mjetin e tij me një tjetër dhe u largua… 5 December, 2023
  • VIDEO – Prezantohet projekti i transformimit të zonës së Zdrales në Shkodër, do të jetë shumëdimensional… 5 December, 2023
  • FOTO – Arrestohet në Shkodër 18 vjeçari nga Malësia e Madhe, iu gjet një qese me fara të bimës kanabis sativa… 5 December, 2023
  • E TRISHTË – Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktori i mirënjohur Mirush Kabashi, “Nderi i Kombit”… 5 December, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 5 dhjetor 2023… 5 December, 2023
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 5 dhjetor 2023… 5 December, 2023

TË FUNDIT

VIDEO – Policia e Shkodrës arreston 26- vjeçarin, në benesë iu gjetën municione, jelekë antiplumb dhe kanabis
  • Aktualitet

VIDEO – Policia e Shkodrës arreston 26- vjeçarin, në benesë iu gjetën municione, jelekë antiplumb dhe kanabis

48 mins ago
Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera, SPAK pezullon nga detyra prefektin, ish- zëvendëskryetar i bashkisë
  • Aktualitet

Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera, SPAK pezullon nga detyra prefektin, ish- zëvendëskryetar i bashkisë

2 hours ago
HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë, 6 dhjetor 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë, 6 dhjetor 2023…

4 hours ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkurë, 6 dhjetor 2023…
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkurë, 6 dhjetor 2023…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.