Ka përfunduar në prangat e policisë greke edhe shqiptari i dytë i arratisur nga qelitë e paraburgimit. Në kërkim janë edhe dy të tjerë. I arratisuri i dytë sipas mediave greke thuhet se u arrestua jo shumë larg në zonë.
Shqiptari është identifikuar në një rrugë dhe aty ka kërcënuar forcat e rendit, por pa mundur të shpëtojë.
Shqiptarët u arratisën rreth orës 04:00 të mëngjesit të së hënës në burgun e transferimit në Athinë, pasi ishin larguar nga burgu i Koridhalosë për shkak se kishin sulmuar të burgosurit e tjerë.
Ata akuzohen për grabitje dhe vrasje në tentativë, ndërsa njëri prej tyre rezulton i dënuar me burg të përjetshëm. Shqiptarët ndodheshin përkohësisht në burgun e Koridhallos pasi priteshin të transferoheshin në një tjetër burg.
Arratisja
Katër burrat filluan të thërrasin oficerin e policisë nga qelia e tyre dhe kur ai u afrua për të parë, të burgosurit përdorën një thikë të improvizuar për ta kërcënuar dhe e çarmatosën. Me të njëjtën armë, ata arritën të kërcënon edhe policin tjetër, duke i arratisur.