
Merr fund pas dy orësh aventura e 24-vjeçarit nga Delvina, Saimir Ahmeti, i cili u arratis nga tualeti i Gjykatës së Gjirokastrës. I riu u arrestua në bodrumin e një hoteli pranë kalasë.
Si u arratis 24-vjeçari
Janë dhënë detaje të reja nga arratisja e 24-vjeçarit të burgosur nga Gjykata e Apelit të Gjirokastër. Ngjarja ndodhi pak më parë, ndërsa mësohet se policia ka pikasur zonën ku fshihet i arratisuri Saimir Ahmeti. Ky i fundit ndodhet në zonën e Kalasë, në Gjirokastër, ndërsa forca të shumta policie kanë rrethuar menjëherë zonën.
Raportohet nga Gjirokastra se i riu është arratisur nga banjot e gjykatës, teksa kërkoi të dalë nga salla e gjyqit për nevoja personale. Ngjarja ka ndodhur në mënyrë të menjëhershme, ndërsa forca të shumta policore kanë ngritur postblloqe në të gjithë qytetin.





