Mbrëmjen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha postoi një foto në Facebook, ku sipas tij shfaqej Taulant Balla në krah të një personi me emrin Maksim Beço , që sipas Berishës ishte arrestuar në 2015 për trafik kokaine. Pas këtij postimi ka reaguar edhe Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla, i cili ka bashkangjitur dy foto, ku tregon sesi është bërë fotomontazh me një foto të tijën, të disa kohëve më parë.
“Kinostudio e SHQUP-it dhe Saliu deshtuan perseri sot turpshem me nje fotomontazh, i cili ishte realizuar keq. Moren nje person qe nuk i di as emrin, prene nje fotografi timen dhe prodhuan foto te montuar, te cilin portalet e Zenit te Saliut dhe te kunatit te Lulit e bene lajm. Po me mire te kishit vene Lulin bashkë me Babalen, sesa kete tipin”, shkruan Balla.