
Speed Masters Athletics Challenge 2025 në Shkodër! Stadiumi “Loro Boriçi” u bë skena e edicionit të dytë të këtij kampionati ndërkombëtar, pjesë e European Masters Athletes League 2025.
Aktiviteti organizohet nga Bashkia Shkodër dhe Atletët Master Veteranë të Shqipërisë. Atletët master — burra dhe gra nga 35 deri në 82 vjeç — dëshmojnë se pasioni për sportin nuk njeh moshë!
Mbi 500 sportistë nga 46 shtete janë regjistruar për këtë ngjarje të jashtëzakonshme që bashkon sportin me turizmin.