Pavarësisht se mbeti i bllokuar brenda makinës, nga ku për ta nxjerrë është dashur ndërhyrja e MZSH Shkodër, 58- vjeçari i aksidentuar në Beltojë është jashtë rrezikut për jetën. Punonjësi i Spitalit Rajonal të Shkodrës Pjetër Rroku, u përfshi në një aksident të frikshëm me makinën tip Fiat me të cilën udhëtonte pasi u përplas me një mjet tip Toyota. Pasi është transportuar nga vendngjarja, 58 vjeçari ka mbërritur në Spitalin e Shkodrë, por këtë herë jo si punonjës por si pacient. Fatmirësisht, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë
Me datë 14.02.2019 rreth orës 16:00 ka ndodhur një aksident në fshatin Beltojë, Shkodër, mjeti tip Fiat është perplasur me mjetin tip Toyota, nga i cili ka mbetur i demtuar drejtuesi i mjetit tip Fiat, shtetasi P. Rr. 58 vjeç, banues në Beltojë, Shkodër dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rreziku për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.