Pak ditë më parë, në Adelaide, në Australi, një 20 vjeçare shqiptare është gjetur e pajetë në makinë, pak metra larg shtëpisë dhe i dyshuari kryesor është babai, Petrit Lekaj, një 49 vjeçar nga Muriqani i Shkodrës, i arsimuar si ushtarak në shkollën “Skenderbej” në Tiranë.
20 vjeçarja me emrin Sabrina Lekaj, studente e mjekësisë dhe një pianiste shumë e talentuar, u gjet pa shenja jete e në sediljen e përparme të makinës “Mercedes-Benz” dhe bashkë me të u gjet edhe babai i saj Petrit Lekaj, i p.lagosur në stomak pasi kishte tentuar ti jepte fuind jetës edhe ai. Ai u transportua në spital dhe të martën policia e akuzoi atë për v.rasjen e vajzës së tij me t.hikë.
Petrit Lekaj, 49 vjeç, u detyrua të përballet me një seancë dëgjimore pranë një gjykate në Port Adelaide të premten. Avokati i Petrit Lekaj i tha gjykatës se mund të kërkojë dorëzani brenda disa javësh, varësisht nga rikuperimi i Petrit Lekaj, i p.lagosur me a.rmë zjarri.
Lekaj u “paraqit” në gjykatë nëpërmjet telefonit nga krevati i tij në Spitalin Mbretëror Adelaide, ku ai mbahet nën vëzhgimin e rreptë të forcave të policisë. Petrit Lekaj do të mbetet në paraburgim deri në paraqitjen e tij të ardhshme në gjykatë.
Sipas “Adelaide Advertiser”, Lekaj ka thënë se “Në javët e ardhshme, mund të ketë një kërkesë për liri me kusht” Deri në momentet e para, nuk diheshin shkaqet që e kishin shtyrë babain e vajzës të ndërmerrte një veprim të tillë. Pas hetimeve të thelluara nga ana e policisë, duket se misteri i vrasjes së studentes po trajtëzohet.
Policia ka marrë në shqyrtim shumë prej mesazheve telefonik që Sabrina kishte shkëmbyer me miqtë e saj. Në mesazhet e dërguara, Sabrina ankohej se kishte marrëdhënie të vështira me prindërit e saj të cilët e akuzonin si k****
Sipas “Daily Mail Australia” studentja nga Shqipëria kishte një marrëdhënie të tensionuar me prindërit e saj. Sabrina Lekaj, 20 vjeçe, kishte dërguar disa mesazhe me tekst për miqtë e saj më të afërt ku përshkruante jetën brenda katër mureve të shtëpisë në Adelaide, ku jetonte me prindërit e saj Petrit dhe Romina Lekaj.
Sabina iu shkruante miqve të saj për marrëdhënien shpesh të paqëndrueshme me prindërit e saj dhe se nuk donte të jetonte më nën një çati me ta.
Copëza nga mesazhet
Sabrina: “Unë vetëm qaja …Isha vërtet e zemëruar … sepse nëna ime gjithmonë më thërret k****
Mikja: “Oh, mirë, ti je një vajzë e bukur, mos dëgjon askënd”
Sabrina: “Faleminderit. Opinioni juaj ka shumë rëndësi për mua. Unë dua të studioj, por dua të sigurohem që të kem para”.