Kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj dhe Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni kanë zhvilluar një takim me përgjegjësit e drejtorive dhe institucioneve në Malësi të Madhe për të koordinuar punët në garantimin dhe mbarëvajtjen e sezonit veror.
Kryebashkiaku Marinaj dhe Prefektja Angoni lanë porosi për të ndjekur me vëmendje të veçantë situatën e zjarreve, energjinë elektrike, rendin dhe sigurinë e qytetarëve, mbetjet urbane, hapësirat publike, furnizimin me ujë të pijshëm dhe çdo detyrë tjetër në shërbim të çdo qytetari.