Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

FOTO – Mbahet në Ministrinë e Mbrojtjes ceremonia e gradimit të 6 gjeneralëve të rinj, Petrit Çuni zyrtarisht Gjeneral Brigade

ShkodraWeb 17 December, 2021
gjeneralet gradimi 0

Në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes është mbajtur ceremonia e gradimit për 6 gjeneralët e rinj të dekretuar nga Presidenti Meta, të cilët janë kundëradmirali Adnand Agastra, gjeneral brigade Editson Zarka, gjeneral brigade Petrit Çuni, gjeneral brigade Ferdinand Dimo, gjeneral brigade Ilir Pujo dhe gjeneral brigade Ylli Pulaj.

Të pranishëm në ceremoni ishin ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Bajram Begaj, si zëvendësministrja e Mbrojtjes Dallëdndyshe Bici dhe familjarë të gjeneralëve.

Gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni, ministri Peleshi u shpreh i gëzuar për përmbylljen e procesit të gradimit me një shpejtësi relativisht të mirë krahasuar dhe me eksperiencat e të kaluarës. Ministri e konsideroi këtë një proces motivimi për efektivët e FA, nga ushtari i parë deri te gradat më të larta.

“Nuk është i vetmi proces, i njëjti zhvillim. Ne po përpiqemi të rrisim dinjitetin e FA, i cili është nga më të lartit krahas gjithë institucioneve dhe strukturave të tjera në shtetin shqiptar, i vlerësuar nga publiku si i tillë, por padyshim që ka nevojë për shpërblim më të mirë, ka nevojë për kushte më të mira, ka nevojë për shpërblime me të drejta, për kompensime më të mira qoftë për ushtarakët tanë, qoftë për familjarët e tyre”, u shpreh ministri i Mbrojtjes.

gjeneralet gradimi 3
gjeneralet gradimi 2
gjeneralet gradimi 1

Ministri Peleshi theksoi gjithashtu faktin faktin se prioritet është edhe edukimi, i cili po vijon në partneritet me NATO-n dhe SHBA.

“Po investojmë për rritjen e kapaciteteve të brendshme, gjithashtu në forcimin e Akademisë së FA, shtimin e degëve aty, shtimin e progamit të masterit, kthimin e Akademisë në një institucion edhe me vështrimin rajonal. Kemi filluar me rajonizimin apo ndërkombëtarizimin e disa kurseve, të cilat tani po i punojmë për t’i paketuar si një kolegj mbrojtjeje. Pra do të kemi Akademinë e Mbrojtjes, do të kemi Kolegjin e Mbrojtjes. Pra të gjitha këto janë në funksion të rritjes cilësore, kualifikimit, rritjes së dinjitetit dhe bërjes së forcës tonë më të aftë dhe më pranë standardeve të NATO-s, ashtu si na takon”, theksoi ministri Peleshi.

Të gjashtë gjeneralët kanw treguar nivele të larta profesionalizmit dhe përgjegjshmërisë kudo ku ata kanë shërbyer gjatë karrierës së tyre në Forcat e Armatosura. Kundëradmiral Adnand Agastra aktualisht shërben si shef i Degës së Operacioneve dhe Stërvitjes, në Forcën Detare. Gjeneral brigade Editson Zarka shërben si drejtor i Inspektimit të Përgjithshëm, në Ministrinë e Mbrojtjes, gjeneral brigade Petrit Çuni shërben si përfaqësues ushtarak kombëtar në Përfaqësinë Ushtarake Jashtë Vendit, gjeneral brigade Ferdinant Dimo shërben si komandant në Qendrën e Arsimimit Profesional të Ushtarit në Akademinë e Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Ilir Pujo aktualisht mban detyrën drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes dhe gjeneral brigade Ylli Pulaj shërben si zëvendëskomandant i Forcës Ajrore.

gjeneralet gradimi 5
gjeneralet gradimi 4
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Nesër votohet për referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës, ja ku mund të votojnë demokratët në Shkodër
Artikull pasardhës: Pak orë para Kuvendit Kombëtar të 18 Dhjetorit, Basha thërret mbledhjen e Kryesisë së PD…

TË FUNDIT

mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bllok elektrik lezhe 2026

VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.